TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa aktivistë për votën e diasporës, kanë qenë të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku kanë bërë thirrje që të mundësohet vota e tyre dhe të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Ata thanë se politika duhet të lërë ping-pongun që po zhvillohet dhe të miratojnë votën e diasporës siç e ka urdhëruar edhe Gjykata Kushtetuese.
Disa nga thirrjet e aktivistëve:
Marjola Bejkollari: Ata janë përfaqësues grupesh. Është e çuditshme që në diskutimin e zotit Gjiknuri thoshte unë, unë, unë. Në ekonomi mekanizmat e tregut i përcakton ofertë-kërkesë. Nëse në Shqipërinë tonë të vogël, nëse nuk hapet dhe rregullohet ky mekanizëm…
Ylli Rakipi: Ju punoni në SHBA. Pse do të hedhësh votë këtu?
Marjola Bejkollari: Kam punuar 18 vite në sistemin bankar në Shipëri. Një nga bankat më të mëdha, BKT, tetë vite kam qenë drejtoreshë. Është bankë me trashëgimi shtetërore shqiptare. Kam kontribuar për këtë vend, më rreh zemra për këtë vend. Kam një djalë që ka lindur në Amerikë por e kam regjistruar edhe në Shqipëri. Flet edhe shqip, por ende është i vogël. Do të bëjë punë që shqipen të mos e humbë. Të dy vendet kanë lidhje të pashmangshme. Shqipëria është vendi ku unë jam rritur, jam shkolluar, jam formuar dhe po jap prapë për këtë kauzë.
Elio Shyti: Shqipëria më takon edhe mua. Kemi parë skandalet e fundit që kanë dalë, si ky në shëndetësi, duket qartë pse njerëzit ikin. Njerëzit, kemi plot takime, sidomos në protestat e fundit që kemi për çështjen e votës dhe njerëzit dëshirojnë që të kthehen. Një pjesë thonë, kur Shqipëria jep shenjë se ndryshon pak për mirë, ne jemi gati të kthehemi. Vjen edhe si fakt që diaspora shqiptare është një diasporë e re. Ka ikur në mënyrë masive në 10-15 vitet e fundit, pra i ka lidhjet e forta me Shqipërinë. Një pjesë duan të kthehen, mendojnë se me votën e tyre mund ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë, kjo është arsyeja pse unë angazhohem në këtë kauzë.
Florian Haçkaj: Në ditët më të vështira që ka patur Shqipëria, forcën më të madhe e ka patur kur është bashkuar me diasporën, kur ata shqiptarë që ishin jashtë, lanë vendet, lanë çfarë kishin dhe investuan në Shqipëri.
Po të mos kishte qenë Imzot Noli me luftën që ka bërë ai bashkë me shqiptarët e tjerë të Amerikës, që ishin në pikë të hallit dhe prapë gjetën kohë dhe mundësi, të jepnin për vendin, Shqipëria nuk do të kishte këto kufij që ka sot. Me lobimin e shqiptarëve në Amerikë, është arritur mbështetja e Ëilson. Me të vërtetë ngeli jashtë, sepse komunizmi mbylli urën me diasporën dhe u lanë njerëzit që kishin mendim kundër, u vranë dhe iu mbyll goja.
Vendimet që merr qeveria sot, të gjitha vendimet, PPP, koncesionet, borxhi publik shpërndahet të të gjithë shqiptarët, nuk është se ne ikëm jashtë dhe e mbyllëm me Shqipërinë. Kur pjesëtohet në njerëz, pjestohet edhe te ne. Ne duhet ti detyrojmë vendimarrësit të përmirësojnë ofertën e tyre politike. Ne vetë, duhet të bëhemi ofertë politike. Ne nuk mund të ankohemi gjithë jetën dhe mos gjejmë mekanizma që të bëjmë diçka konkrete për vendin tonë. Të jeni të bindur që vota e diasporës do ta ndryshojë ofertën politike. Nuk mund t’I thotë atyre që jetojnë jashtë, legalizimi, dritat dhe gjërat… Shqipëria është e të gjithëve ne, po e lamë në dorë të këtyre, ne po e shohim shpopullimin. Ne duam të bëhet një Shqipëri sa më e mirë, që nesër të kemi mundësi dhe dëshirë të kthehemi në vendin tonë.