TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Damian Gjiknuri ka debatuar me aktivistë për të drejtën e votës së diasporës, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Aktivistët i kërkuan llogari përfaqësuesit të PS, se pse nuk po mundësohet vota e diasporës dhe pse po “luajnë” ping pong me opozitën duke fajësuar njëra tjetrën.
Sipas aktivistet Arlida Lleshi, problemi i mazhorancës nuk është konsensusi, por mungesa e vullnetit.
Debati:
Arlida Lleshi: A ka draft për momentin, sepse herën e fundit që dëgjova opozitën ata thanë që ka ngërç procesi dhe nuk do të ketë rezultat siç e kishim vendosur. Është revoltuese që kjo çështje kaq e rëndësishme, që u bllokon të drejtën e votës 1.1 milionë shqiptarëve, mbytet me teknikalitete. E kemi dhënë në 2021 thoni, ia hidhni KQZ, por GJK e thotë qartësisht që ju nuk e keni bërë kuadrin ligjor. Nëse do ta kishit bërë, do të kishte votuar diaspora në vitin 2021. Thatë që e paskemi zgjidhur këtë pjesë, por keni 4-5 muaj që në retorikën publike, duke filluar nga kryeministri, thoni se nuk realizohet vota e diasporës sepse ata duhet të regjistrojnë vendbanimin paraprakisht.
Damian Gjiknuri: Draft ka, po diskutohen me palën tjetër, jo se nuk kemi draft. Shpresoj në dakordësinë e palës tjetër. Nëse nuk ka dakordësi, po u bënë 84 vota do të miratohen, nëse nuk bëhen ç’të të them unë? Nuk dal dot mbi vullnetin kushtetues që thotë Kodi Zgjedhor.
Arlida Lleshi: Ky është vendim i GJK, nuk është cështje konsensusi, po nuk e bëmë me opozitën. Duhet ta bëni. Opozita thotë nuk e bëni ju dhe ju thoni nuk e bën opozita. Këto janë vetëm lojëra fjalësh, që ju nuk e doni. A do të ketë draft dhe a do ta kaloni deri në fund të muajit?
Damian Gjiknuri: Draft do të kemi, a do ta kalojmë? Kjo varet nga vullneti i shumicës së cilësuar të Kuvendit, këtë nuk mund ta them. Mbaj përgjegjësi për gjërat që kam në dorë. Kam mësuar që njeriu flet për gjërat që ka në dorë.
Arlida Lleshi: Ju keni ndryshuar Kushtetutën njëanshmërisht. Kur i doni gjërat ju i bëni, nuk është problem fare ajo pjesë.
Damian Gjiknuri: Po bëjmë anekdota tani.
Arlinda Lleshi: Jo, jo, këto janë fakte.
Damian Gjiknuri: Kemi reflektuar kërkësat e diasporës, jemi të gatshëm ti plotësojmë boshllëqet. Ka drafte, shumë shpejt do të bëjmë publik draftin nëse nuk do të ketë konsensus. Do të hedhim propozimin tonë, kush të dojë t’i bashkohet, secili të mbajë përgjegjësinë e tij.