AKTUALITET, 8 Korrik 2024, 21:34

Vangjel Tavo: Çështjen e pronave të Himarës nuk do ta trajtoj si çështje elektorale

Vangjel Tavo: Çështjen e pronave të Himarës nuk do ta

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, është propozim i PS-së për të garuar për zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë e Himarës. I pyetur nga gazetari Andi Tela në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për shpërndarjen e titujve të pronësisë në fushatë nga kryeministri, Tavo u shpreh se çështja e pronave është një çështje e akumuluar dhe nuk e ka trajtuar dhe nuk do ta trajtojë si çështje elektorale.

Andi Tela: Kur ua propozoi Edi Rama kandidimin për kryetar të bashkisë së Himarës?

Vangjel Tavo: Unë me kryeministrin jam takuar disa herë. Në filim më erdhi propozimi për prefekt i Vlorës. Kemi diskutuar disa herë dhe më erdhi propozimi.

Andi Tela: Ju kur do ta jepni dorëheqjen si prefekt i Vlorës?

Vangjel Tavo: Do të zbatoj Kodin Zgjedhor dhe çdo gjë tjetër që është e lidhur me papajtueshmërinë e postit të prefektit.

Andi Tela: Jeni njohur me problemet e pronave nga ish-kryetari i bashkisë Jorgo Goro, me ish-deputetin e PS-së, Artan Gaçi dhe më pas me Arqile Bollanon? A keni konstatuar ju probleme me pronat si prefekt?

Vangjel Tavo: Do të më lejosh ta ndaj këtë përgjigje në dy drejtime. Përvoja ime e gjatë në politikë. Meqë kam votuar për reformën në drejtësi nuk do të bëj komente. Nuk vijnë në prefekturë problemet për pushtetin vendor dhe as për pronat. Si prefekt jam hasur me shumë probleme të qytetarëve me pronat.

Andi Tela: Sa etike është që ju me kryeministrin të shpërndani certifikata pronësie?

Vangjel Tavo: E kam theksuar në fillim. Unë jam me këtë ide dhe parim. Çështje e pronave është një çështje e akumuluar dhe nuk e kam trajtuar dhe nuk do ta trajtoj si çështje elektorale. Nuk ka lidhje me fushatën elektorale. Është pa dallim se nuk është në njërin krah, por për të gjithë pa dallim. Nëse në fillim kishim shumë pak tani kemi 200 aplikime në ditë.