AKTUALITET, 8 Korrik 2024, 23:08

Vota e diasporës/ Sejamini ia thotë troç Gjiknurit: Nuk doni ta bëni, po e mbysni në teknikalitete…

Vota e diasporës/ Sejamini ia thotë troç Gjiknurit: Nuk doni ta

Damian Gjiknuri thotë se vota e diasporës nuk varet nga mazhoranca pasi ajo ka bërë propozimet e veta, por varet nga opozita duke qenë se duhen 84 vota për ta miratuar.

Ndërsa analisti Neritan Sejamini, deklaroi se mazhoranca po e “mbyt” procesin në teknikalitete në mënyrë që të mos e realizojë votën e diasporës.

Debati në “Të Paekspozuarit”, MCN TV:

Neritan Sejamini: Politika kur nuk do ti bëjë gjërat, ndonjëherë i mbyt në teknikalitete, në procedura. Kam përshtypjen që ndoshta ju nuk keni interes ta bëni kaq shpejt votën e diasporës për 2025. Po ta gjykosh, ndoshta kështu duhet të jetë gjëja më optimale, duke patur parasysh që është një çështje e komplikuar. Mund të përfundojmë në një situatë që shumica e votuesve janë jashtë Shqipërisë dhe mënyra e organizimit, janë probleme serioze. Por, çështja është e tillë, është gjë tjetër të kesh vullnetin politik dhe të përpiqesh dhe është gjë tjetër kur nuk do ta bësh dhe futesh në procedura teknike. Përshtypja ime është kjo gjë, që ju doni ta vdisni këtë proces me anë të procedurave teknike.

Damian Gjiknuri: Përgjigjen e dhe vetë brenda, që çështja është e komplikuar. Por, unë si ligjvënës, kam për detyrë të vendos parime. Ka një organ shteti shqiptar që administron zgjedhjet. Unë them, vendos këto parime. Pjesa tjetër është teknike. Është çështje e komplikuar, është e vërtetë. Nuk është si në facebook, vota është problem logjistik i komplikuar, shumë vende bëjnë mollë sherri sa i përket votës së diasporës. Nga kjo pikëpamje, do integritet. Këtu, hyjnë elementët që ka KQZ. Ne kemi detyrë të përcaktojmë parimet, kemi bërë draftin, duke reflektuar kërkesat e diasporës. A do të bëhet nga KQZ në kohë? Nuk di ta them.

Neritan Sejamini: Nëse unë do të thosha, që intuita ime është që nuk do të bëhet në 2025, sa i gabuar mendon se mund të isha?

Damian Gjiknuri: Nuk jam në biznesin e basteve.

Neritan Sejamini: Parashikimit, sepse mazhoranca juaj e ka treguar që kur është e vendosur për të bërë diçka, mund ta bëjë edhe brenda 24 orësh, nuk ka ngecur ndonjëherë për gjëra teknike.

Damian Gjiknuri: Çdo hamendësi e imja do të keqinterpretohej dhe do të shkaktonte tërmet.