TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Opozita duket se nuk ka ndërmend të votojë propozimin e mazhorancës për votën e diasporës, duke e kushtëzuar atë me koalicionet parazgjedhore, të cilat u hoqën në vitin 2021.
Bylykbashi u pyet në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me qëndrimin e opozitës dhe deklaroi se cështja e votës së diasporës nuk mund të shihet si e ndryshme nga ajo e “5 qershorit”, pra koalicioneve, duke paralajmëruar kështu dështimin e votës së diasporës.
Nga ana tjetër Damian Gjiknuri deklaroi se mazhoranca nuk i ka numrat në Kuvend dhe se propozimi i PS, do të varet nga konsensusi me opozitën.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: Ju e doni votën e diasporës në 2025 apo jo?
Oerd Bylykbashi: Përgjigja është, PD ka platformë të shpallur zyrtare që shqiptarët jashtë vendit, diaspora apo sido ta quajmë, personat që janë jashtë Shqipërisë duhet të kenë të drejtën të votojnë në vitin 2025. Kjo është në platformën publike zyrtare të PD.
Ylli Rakipi: Përveç platformës, se këta kanë platforma sa të duash por, a keni ju interes për këtë punë?
Oerd Bylykbashi: E para, për votën e diasporës është rënë dakord me konsensus në vitin 2020. Kodi Zgjedhor i vitit 2020, ra dakord që vota e diasporës të futej që atëherë. Është miratuar në korrikun e vitit 2020. Kodi Zgjedhor i dha detyrë KQZ dhe Ministrisë së Brendshme, që të miratoheshin aktet nënligjore dhe nuk u bënë dhe e dyta, Ministria bllokoi regjistrimin e shtetasve që banojnë jashtë Shqipërisë. Vetëm 18 mijë persona janë regjistruar, vetëm 1%. Ne gjykojmë që janë rreth 1.8 milionë shtetas me të drejtë vote jashtë Shqipërisë. Këta kanë regjistruar vetëm 18 mijë.
Ylli Rakipi: Pse nuk i keni regjistruar të tjerët zoti Damian?
Damian Gjiknuri: Këto janë si ato traktet politike, ne vetë në ligj thamë që kushdo shtetas i regjistruar në Regjistrin e Gjendjes civile e ka këtë të drejtë. Sa janë regjistruar, nuk e ka në kontroll as Ministria e Brendshme dhe as Ministria. Çdo njeri mund ta plotësojë në e-albania.
Oerd Bylykbashi: Unë e njoh qasjen e zotit Gjiknuri, që përpiqet ti zvogëlojë gjërat. Ka një ligj që nuk është zbatuar. Për katër vite duhet të garantonte shumë më tepër se kaq. Ndahemi në një gjë themelore, ata që duhet të regjistrohen banojnë jashtë vendit. Deri tani janë vetëm 18 mijë, të seleksionuar aq sa i duhen qeverisë për të votuar. Mirë nga 2016 deri sot kanë bërë kaq, por ose duhet të kesh adresë të ligjshme, ose nuk voton dot. Ne e dimë shumë mirë, që në këtë 10 vjeçar të fundit kemi një million njerëz që kanë ikur nga Shqipëria dhe një pjesë e mirë e tyre mund të mos kenë ende një adresë zyrtare sipas të gjithë rregullave të shtetit përkatës. Por ata e kanë të drejtën e votës. Ne kemi propozuar që regjistrimi duhet bërë në KQZ dhe jo në Ministrinë e Brendshme.
Oerd Bylykbashi: GJK ka marrë një vendim të cuditshëm që nuk ka shfuqizuar asgjë. Qenka edhe anti-kushtetuese edhe nuk ka shfuqizuar gjë. Me atë vendim të GJK, është përdorur nga mazhoranca për t’u bllokuar dhe të mos bëhen hapa të tjera. Minimumi të zbatonin ligjin që kishim në fuqi. Ne kemi një propozim tonin. KQZ është më afër me propozimin që kemi bërë ne sesa qëndrimin që ka mazhoranca. Nëse vullneti është në kuadër të një Kodi që rregullon në mënyrë komplekse të drejtën e votës, sepse nuk është historia vetëm e atyre që votojnë jashtë por edhe në Shqipëri, të garantohet e drejta që të mos ketë një ndërhyrje nga shteti në sistemin postar, por të jetë votim i sigurt.
Arlida Lleshi: Zoti Gjiknuri tha para jush që konflikti është tejkaluar, çështja e regjistrimit të adresës në Gjendjen Civile. Ai tha që jeni dakordësuar për tre parime dhe KQZ do të bëjë regjistrimin. Pra kjo nuk qëndron. Çfarë ju pengon tjetër?
Oerd Bylykbashi: Derisa Kodi Zgjedhor të miratohet dhe nuk është marrë përsipër vetëm kjo çështje por ka edhe çështje të tjera po aq të rëndësishme. Derisa të miratohet, mbetet rregulli që është deri më sot. Po nuk pate adresë nëpërmjet e-albania nuk voton dot.
Arlida Lleshi: Ama me vullnet është tejkaluar.
Oerd Bylykbashi: Do ta diskutojmë këtë çështje në mënyrë specifike në mbledhje. Por, derisa ne të shohim që garancitë janë në Kod Zgjedhor, nuk mund të quhet çështje e tejkaluar.
Arlida Lleshi: A ju duket e drejtë që ta vendosni kushtin tuaj për koalicionet parazgjedhore, si kusht të përgjithshëm për reformën zgjedhore duke përfshirë këtu votën e diasporës? Pra kalkulimin tuaj politik dhe interesin tuaj, me atë të bllokoni një vendim kaq të rëndësishëm që prek 1.1 milionë zgjedhës?
Oerd Bylykbashi: Nëse ju mendoni se për votën e diasporës të ketë sistem votimi të veçantë, unë mendoj se jeni gabim. E gjithë vota e diasporës, do të vijë dhe do të futet në sistemin zgjedhor që është ky proporcional rajonal.
Arlida Lleshi: Nuk mund të thoni ju që për këtë jeni dakordësuar?
Oerd Bylykbashi: Nuk funksionon në këtë formë. Çështjet thelbësore për opozitën, është garantimi i marrëveshjes së 5 qershorit, që e përfshin votën e diasporës. Vota e diasporës për partitë e opozitës të vlerësohet me barazi vote me atë të mazhorancës. Sot është cenuar barazia e votës. Ka të bëjë me koalicionet që Edi Rama i hoqi në mënyrë të njëanshme.