AKTUALITET, 8 Korrik 2024, 22:25

"Veliaj po hetohet në mënyrë të imtësishme"/Hoxha: Opozita shan prokurorët me libër shtëpie, nuk e ndihmon SPAK-un!

"Veliaj po hetohet në mënyrë të

Artan Hoxha ka folur për hetimet që zhvillon SPAK dhe qasjen që ka opozita ndaj këtij institucioni. 

Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se sulmet ndaj prokurorëve nuk e ndihmojnë hetimin, ndërkohë që deklaroi se Veliajt po i hetohet pasuria në mënyrë të imtësishme, ndaj SPAK duhet mbështetur. 

"Opozita, në pjesën dërrmuese, denocnimet që ka bërë Këlliçi përshembull, janë ngritur akuza. Suksesi është ky që ato që ka denoncuar opozita, SPAK i ka materializuar në prova. A e ka tronditur mazhorancën? A ka vajtur te Veliaj? Kemi parë kërkesat. SPAK kërkonte të dilte edhe kush kishte dalë garant për kreditë që mund të kishin marrë familjarë të Veliajt. Ky është detaj i imtësishëm. Opozita dhe media duhet të ushtrojnë presion që SPAK të ketë mbështetje. 

Hetimi, korrupsionin nuk e bën opozita, por mazhoranca. Por, qasja e opozitës ndaj SPAK, duke e sharë me libër shtëpie, duke u marrë me gruan, fëmijët, etj, nuk ndihmon atë që kërkon.

Kryetari i SPAK, kur mori mandatin, premtoi se do të kishte takime periodike me mediat. Në fillim çdo muaj, pastaj çdo dy muaj, tani ishte pas 6 muajsh. Në fillim gazetarët mbajtën telefonat hapur dhe dolën bisedat. Herën e dytë përdori batutat, që ne i diskutuam nëpër studio. Këtë rradhë, takimi ishte për të kaluar rradhën dhe nuk ka thënë asgjë. Këtë rradhë ai që e ka orientuar i ka thënë çdo deklaratë do të ndikojë në zhvillimet politike.

Tani vijmë te 5D, ajo rruga që nxjerr unë, që nga hera e fundit, nuk ka këmbë robi atje. Edhe shembjet nuk janë bërë. Ka ardhur për herë të fundit Veliaj, erdhi Garda, që e ruan Veliajn dhe i ka ardhur informacioni që mund t'i rrezikohet jeta. Që nga ai moment, nuk kam parë asnjë lopatë të lëvizë. Shoh objekte që nuk janë shembur. Pra duhet të jemi të qartë. Ka një padurim për të shkuar te Veliaj. SPAK po ndjek taktikë tjetër. Deri tani gjurmët që kanë lënë ata që kanë punuar me bashkinë, janë të mëdha.

Nëse për Fierin dhe Elbasanin çuam ministër dhe deputet, që atje ka një karabina, në Tiranë nuk ka fare incenerator. Nuk mundet që këtë ta ketë bërë një zyrtar i nivelit të ulët. Kjo është një gjë e madhe.

Ditën që u shpërnda lajmi në media, më bëri përshtypje në disa media shumë afër mazhorancës, më bëri përshtypje që lajmit t'i jepej vëmendje. SPAK bëri reagim. SPAK nuk ka pse bën reagim nëse nuk ka bërë veprime zyrtare. Nga ana tjetër, kemi parë në të kaluarën e afërt, që ka patur raste që masa sigurie kanë vajtur në gjykatë dhe kanë qëndruar për një afat jo të shkurtër, apo edhe janë kthyer. Mbaj mend për incineratorin e Fierit, dy herë vajti për kryetarin e Bashkië së Fierit dhe gjykata nuk e miratoi.

Ose ka raste që gjykata kërkon më shumë dokumentacion. Opinioni publik është shumë sensibël dhe i interesuar. Ç'lidhje kishte SPAK që iu përgjigje lajmeve? E dimë që BKH ka vajtur nëpër banesa zyrtarësh, por nga momenti i kontrollit deri te finalizimi do njëfarë kohe.

Mund të ketë ndodhur që SPAK e ka çuar dhe prandaj ka dalë lajmi dhe ka mbetur në gjykatë", tha Hoxha.