AKTUALITET, 17 Korrik 2025, 15:48

Shabani dhe daja mbeten pa gjë, kandidatja e Lapajt kërkon mandatin

Shabani dhe daja mbeten pa gjë, kandidatja e Lapajt kërkon mandatin

Pavarësisht përpjekjeve të fuqishme të punëtorit të ndërtimit, Zeqir Kordhoni, për të marrë mandatin e Adriatik Lapajt, plani i dajës së Endri Shabanit, duket se ka dështuar.  

Kleana Xhuveli, e cila në zgjedhjet e 11 majit kandidoi krah Adriatik Lapajt me “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka vendosur të tërhiqet nga vendimi i mëparshëm i dorëheqjes dhe kërkon mandatin. 

Ajo ishte renditur e katërta në listën e kandidatëve për qarkun e Tiranës. 

Kujtojmë se telenovela me mandatin e Nisma Shqipëria Bëhet, argëtoi pa masë shqiptarët, pasi ky koalicion ishte zotuar se do të kandidonin me lista të hapura, por daja i Endri Shabanit e ka sabotuar këtë mënyrë kandidimi, duke "djegur" Adriatik Lapajn, më të votuarin e koalicionit, ndërkohë që nuk ka fituar mandat as për vete dhe as për nipin Shabani, pasi vetë renditet i nënti, ndërsa Endri Shabani ka vota minimale.  

Shabani dhe daja mbeten pa gjë, kandidatja e Lapajt kërkon mandatin