AKTUALITET, 17 Korrik 2025, 15:41

Vështirësohet situata nga zjarri në Drenovë, flakët iu afrohen puseve të naftës

Vështirësohet situata nga zjarri në Drenovë, flakët iu

Zjarri në zonën e Drenovës në Mallakastër vijon të jetë një sfidë e madhe për shërbimet zjarrfikëse, ndërsa situata po përkeqësohet nga tymi i dendur që po pengon punën në terren.

Forcat zjarrfikëse po hasin vështirësi në qasjen dhe shuarjen e flakëve, pasi tymi i rënduar ndikon në dukshmëri dhe sigurinë e punonjësve. Situata bëhet edhe më shqetësuese pasi flakët janë afruar shumë pranë puseve të naftës, duke rritur rrezikun për një katastrofë më të madhe.

Pritet ndërhyrja e menjëhershme nga ajri me mjete të specializuara për të vendosur nën kontroll këtë vatër kritike dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zona të ndjeshme industriale dhe të banuara.