TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Bajram Begaj që ndodhet në Azerbajxhan, për të marrë pjesë në “Global Baku Forum”, gjatë takimit me homologun vendas, Aliev, është shfaqur në foto me dorën e djathtë të fashuar, ndërsa gishti i vogël është plotësisht i mbuluar me fasho.

Presidenca nuk ka dhënë ende informacion lidhur me gjendjen e Kreut të Shtetit, por fakti që ai ka vijuar axhendën dhe se ka lejuar Alievin edhe tia shtrëngojë dorën e fashuar tregon se gjendja shëndetësore nuk e ka detyruar atë të anulojë takimin me Presidentin e Azerbajxhanit.