TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një pacient shqiptar është paraqitur në një spital të Londrës me disa ankesa shëndetësore ndërsa është zbuluar se zemrën e kishte në krahun e djathtë si dhe organet kanë qenë të vendosura në të kundërt.
Rasti është zbuluar nga kardiokirurgu i njohur shqiptar, Kristo Papa i cili punon në Londër. Sipas doktorit, pacienti i cili është i moshës 29-vjeçare, është konstatuar me Destrocardia dhe Inversione të organeve të barkut nga e majta.
Ky është ndër rastet e rralla në botë ndërkohë që për të riun kanë nisur shqetësimet e para Shëndetësore.
Sipas doktorit, në të gjithë botën mund të jenë vetëm 5 raste njerëzish që kanë këtë lloj anomalie trupore. Papa është shprehur se do ta ndjekë hap pas hapi rastin e të riut i cili aktualisht vijon normalisht punën e tij.