AKTUALITET, 15 Nëntor 2024, 11:07

Dosja e Jorgo Goros kaloi për gjykim në GJKKO, ish kryebashkiaku i Himarës kërkoi gjykim të shkurtuar! Seancën e radhës merret në shqyrtim kërkesa e tij

 

Dosja ndaj

Dosja e Jorgo Goros kaloi për gjykim në GJKKO, ish kryebashkiaku i

ish kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro ka kaluar për gjykim këtë të premte, pas kërkesës së bërë dy muaj më parë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Jorgo Goro kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa gjykata do të shprehet në seancën e radhës për kërkesën e tij.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Jorgo Goron për “shpërdorim detyre” kryer ne dy raste, në kohën kur ky i fundit ishte kryetar i Bashkisë Himarë.

Goro u arrestua në muajin mars të këtij viti, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri, i cili la qelinë pak muaj më parë.

Për të njëjtën çështje, do të gjykohet edhe ish kreu i Kadastrës Vlorë, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe ish juristi Vezir Gjikoka që ka masën “arrest në shtëpi”.