TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka ndarë në “facebook” një video komike nga Samiti i NATO-s ku shfaqen të gjithë liderët me vitin kur shteti i cili drejton është anëtarësuar në Aleancë.
Video nis me udhëheqësin e Aleancës, Jens Stoltenberg dhe vazhdon me Macron, Scholz e Biden dhe udhëheqësit e tjerë të shteteve që e krijuan.
Liderët janë me veshje të montazhuara dhe video vazhdon me liderët dhe vitet të cilat shtetet janë bërë pjesë e NATO-s deri në vitin 2023.
Në vitin 2009 shfaqet kryeministri Rama me veshje tipike shqiptare, automatik në dorë në bjeshkët e vendit.
Video përfundon me Finlandën e anëtarësuar së fundmi dhe Ukrainën e cila mbetet në pritje.
*Për të parë videon kliko këtu