AKTUALITET, 22 Shkurt 2026, 17:00

Dyshohet se e qëlloi pasi i bllokoi rrugën, dalin pamjet e vrasjes me thikë të Egli Pashollarit

Dyshohet se e qëlloi pasi i bllokoi rrugën, dalin pamjet e vrasjes me

Janë publikuar pamjet filmike nga momenti i vrasjes së 31-vjeçarit Egli Pashollari, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Tiranë.

Në video shihet Egli Pashollari i cili ka ndaluar makinën në mes të rrugës dhe ka zbritur prej saj. Drejt tij duket Gazment Buçpapaj teksa afrohet dhe në prezencë te bashkëshortes sulmon fizikisht dhe qëllon me thikë Egli Pashollarin, i cili ndërroi jetë pavarësisht se u dërguar në spital. Në video shihet se një person tjetër teksa tenton të ndajë Egli Pashollarin dhe Gazment Buçpapën.

Pas ngjarjes, 40-vjeçari Gazment Buçpapaj largohet bashkë me bashkëshorten e tij në rrugicat e zonës së Ish-Parkut.

Videoja, e cila po qarkullon në media, pritet të shërbejë si provë në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të dinamikës së krimit.

Në orët e para pas ngjarjes u përfol se konflikti kishte nisur për shkak të ngacmimeve të vazhdueshme që viktima dyshohej se i kishte bërë bashkëshortes së autorit të dyshuar, Gazment Buçpapaj. Megjithatë, kjo pistë është rrëzuar nga hetimet paraprake.

Sipas dëshmisë së bashkëshortes së Buçpapajt, shkaku i konfliktit ka qenë bllokimi i rrugës. Ajo ka deklaruar në Polici se bashkëshorti kishte shkuar për ta marrë në punë, pasi ajo punonte si menaxhere në një market pranë zonës së ish-Parkut.

Sipas saj, pasi kishte hipur në automjet, rruga ishte bllokuar nga makina e viktimës. Buçpapaj i ka rënë borisë për t’i kërkuar hapjen e rrugës, ndërsa sipas saj, Pashollari ka dalë nga mjeti dhe ka nisur ta ofendojë. Kjo deklaratë hedh poshtë dyshimet fillestare se sherri mund të ketë nisur për motive ngacmimi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, pranë zonës së njohur si ish-Parku. Gjatë konfliktit fizik, Gazment Buçpapaj dyshohet se e ka goditur 31-vjeçarin me thikë pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda që rezultuan fatale.

Pas ngjarjes, Buçpapaj është shpallur në kërkim, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për kapjen e tij dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të krimit.