AKTUALITET, 10 Maj 2023, 16:44

Të dielën ‘Lokalet’, 5500 policë në terren për garantimin e procesit zgjedhor

Të dielën ‘Lokalet’, 5500 policë në terren

Teksa të dielën vendi do të mbajë zgjedhjet lokale, Policia e Shtetit do të angazhojë 5500 efektiva për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së tyre.

Gjatë 3 muajve të fundit rreth 7 mijë punonjës kanë marrë trajnimin e duhur për zgjedhjet lokale të 14 majit në bashkëpunim me OSBE dhe KQZ.

Pjesa më e madhe e tyre do të angazhohen për transportimin dhe ruajtjen e materialeve zgjedhore. Ndërhyrja e tyre brenda ambienteve të QV-ve bëhet për raste emergjente ose përndryshe vetëm me kërkesë nga kryetari i qendrës së votimit.