AKTUALITET, 27 Korrik 2023, 19:10

Do të vazhdojë koalicioni me Berishën? Përgjigjet Ilir Meta

Do të vazhdojë koalicioni me Berishën? Përgjigjet Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se forca politike që ai drejton është gjithmonë e gatshme për të marrë pjesë në zgjedhje, kurdoherë që të zhvillohen.

Duke folur në ABC News, Meta u shpreh se PL do të bëjë vetëm për të fuqizuar opozitarizmin, por mbi të gjitha, për të bërë të mundur ndryshimin.

Sipas tij, kjo ndodh vetëm nëse ka ndërgjegjësim të forcave opozitare dhe shoqërisë.

Nëse ndodh, është një hipotezë që po artikulohet në media së fundmi që vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Do të jeni sërish bashkë me Berishën nëse kjo ndodh, ose nëse zgjedhjet e rregullta.

“Ne, në çdo kohë që do bëhen zgjedhjet, padyshim që do të jemi atje dhe do të bëjmë gjithçka, jo vetëm për të fuqizuar opozitarizmin, por mbi të gjitha, për të bërë të mundur një ndryshim, që kërkon një ndërgjegjësim të të gjitha forcave opozitare, por edhe të gjithë shoqërisë, përndryshe do të përjetojmë situata edhe më të rënda.