AKTUALITET, 27 Korrik 2023, 17:14

Aksident në Qafë Thanë-Librazhd, autoboti me naftë humb kontrollin dhe del nga rruga, krijohet trafik

Aksident në Qafë Thanë-Librazhd, autoboti me naftë humb

Aksident në aksin e rrugës kombëtare Qafë Thanë-Librazhd. Mësohet se aksidenti sipas burimeve jo zyrtare ka ndodhur  në vendin e quajtur “Pengu”.

Nga të dhënat zyrtare, raportohet se një autobot i ngarkuar me naftë, me drejtues shtetasin moldav Andrei Buhne dyshohet se  ka humbur kontrollin mjetit dhe është përmbysur në rrugë.

Për pasojë nafta ka rrjedhur në rrugë duke krijuar probleme në qarkullim dhe është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për larjen e rrugës dhe rikthimin e sigurisë në qarkullim.