TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një fotografi, në të cilën shihet një makinë, për të cilën pretendon se është e biznesmenit të arrestuar gjatë ditës së sotme, Pëllumb Gjokës. Arrestimi i biznesmenit është bërë me urdhër të SPAK, i cili lëshoi 15 urdhër-arreste.
Sipas Berishës, makina ka qëndruar në 14 maj para qendrës së votimit 324 në Velipojë, për të tmerruar zgjedhësit.
Ai shtoi se nga ana tjetër, banda e Gjokës kishte pushtuar qendrat e tjera të votimit, për të marrë vota në emër të PS-së.
Reagimi i Berishës:
Kjo është makina e kriminelit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të Edi Ramës dhe investitorit strategjik. Me datë 14 maj kjo makinë ka qendruar para qendrës së votimit 324, Velipojë për të tmerruar zgjedhësit, kurse banda Gjoka kishte pushtuar qendrat e tjera.