AKTUALITET, 27 Korrik 2023, 16:51

Sherr mes disa personave në Gjermani, plagoset me thikë 45-vjeçari shqiptar

Sherr mes disa personave në Gjermani, plagoset me thikë

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri të ndodhur në një lokal në Gjermani.

Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur edhe një shqiptar. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përplasjen mes tyre.

45-vjeçari ka marrë plagë në bark, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sakaq dy persona janë arrestuar, ndërsa theksohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe pritet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.