AKTUALITET, 27 Korrik 2023, 15:01

Zbardhet misteri/ Vrasja e Petrit Cakës në Itali, arrestohet bashkëshortja, si organizatore e eliminimit dhe tre shqiptarë

Zbardhet misteri/ Vrasja e Petrit Cakës në Itali, arrestohet

Autoritetet italiane kanë arrestuar gruan e shqiptarit Petrit Caka, e dyshuar si organizatoren e vrasjes së tij në dhjetor të vitit të kaluar dhe tre shqiptarëve të tjerë të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

49-vjeçari u gjet i dhunuar për vdekje brenda banesës së tij në Roça Priora, në Via Sassone më 14 dhjetor. Falë provave si pamjet filmike dhe shenjave të gishtave, autoritetet italiane rindërtuan skemën e krimit dhe zbardhjen e ngjarjes. Vlen të theksohet se disa prej shqiptarëve të moshave 27 dhe 33 vjeç janë me precedentë të mëparshëm penale në Shqipëri.

Më 13 dhjetor 2022, dy nga autorët inskenuan një grabitje në shtëpi, por nuk ndalën këtu, pasi qëlluan me thikë dhe sende të forta Valën. pas vrasës, dy prej autorëve janë arratisur nga Italia dhe janë kthyer ën Shqipëri. Në kërkim ndërkombëtar është shpallur dhe kunati i viktimës, si i dyshuar në ngjarjen e rëndë.