TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një makinë tip “Mercedes Benz” ka shpërthyer në flakë në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar.
Bëhet me dije se makina ka marrë flakë për shkak të një defekti në sistemin elektrik. Ndërsa drejtuesi i mjetit që udhëtonte me familjen ka ndaluar sapo ka pikasur tymin, dhe fatmirësisht kanë dalë nga makina përpara flakëve.
Sakaq zjarrfikësit e Mallakastrës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Informacion paraprak
Rreth orës 15:20, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Bejar, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E. P.
Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.