TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas dështimit të tre raundeve, ditën e sotme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar raundin e katërt për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Raundi i fundit, ku presidenti mund të zgjidhej me shumicë votash u diskutua dje, ndërsa nuk u dërgua asnjë emër në Kuvend.
Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet në orën 14:00. Këtë herë është radha e socialistëve që të sjellin propozimet e tyre, pasi sipas marrëveshjes në të parat duhet të propozonte opozita.
Megjithatë, opozita nuk depozitoi asnjë emër në Kuvend, pasi u tërhoq nga marrëveshja sepse e konsideroi si të shkelur nga PS.
Në këtë mënyrë iu hap edhe rruga socialistëve. Në raundin e katërt, maxhoranca nëpërmjet Taulant Ballës ka paralajmëruar se do të jetë ajo që do të propozojë emra për pasuesin e Ilir Metës.
Me ezaurimin e tre raundeve të para dështoi edhe mundësia për të zgjedhur një president konsensual. Presidenti i ardhshëm i pesë viteve duket se do të vijë nga votat e socialistëve në Kuvend.
Kujtojmë se me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 presidenti zgjidhet në raundet e fundit vetëm me 71 vota, duke mos kërkuar kështu konsensus të detyruar.