TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama tha sot se, nuk ka si ta dijë nëse në çështjen e inceneratorëve ka dhe ministra të tjerë përveç Lefter Kokës që mund të jenë të përfshirë.
Por, Rama tha se, në jetën publike dhe qeverisje, hapësira nuk është e ëngjëjve, por ka dhe njerëz që mund të inkriminohen dhe të korruptohen.
Pjesë nga debati:
Jorida Tabaku: Sot që kemi një ish-ministër në burg dhe dy pronarë koncensioni në arrati, korrupsioni e gjykoni që ka ndodhur vetëm tek ky ministër, ka përgjegjësi vetëm një ministër për firmosjen e vendimeve të Këshillit të Ministrave që vijnë në zyrën e Kryeministrit për të marrë vendim?
Edi Rama: Unë me ministrin e Mjedisit të kohës kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe për këtë punë kemi folur vijimësisht. Ka qenë super i angazhuar si ministër për punë se çfarë ka bërë nëse e ka bërë pas shpinës së gjithë procesit qeverisës se ky është një moment, kur autoriteti shtetëror del nga procesi dhe bën një 'pit stop' e bën marrëdhënie ilegale me një komponent. Kjo nuk është çështje që ka të bëjë me procesin e që kryeministri mund ta marrë vesh duke folur përveçse në rastin kur kryeministri është vet pjesë, patjetër e merr vesh dhe thotë po ti do të shkosh t'i marrësh e sa t'i e sa unë.
Ky nuk është rasti me mua.
Edhe ata që shkojnë falen shtysën e madh kanë mëkatet, qeveria qeverisja jeta insitucionale jeta publike nuk është hapësira e engjëjve por e njerëzve dhe në këtë hapësirë ka njerëz që korruptohen, patjetër që inkriminohen patjetër.
Ajo që ka rëndësi është sistemi që është kapur e ka krijuar një aferë apo një njeri që duhet ta vërtetojë gjykata e ka bërë apo s’e ka bërë?
Kur më thoni a mund të ketë të tjerë është një pyetje shumë e pakuptimtë se është si të bëjmë muhabet si tu pyes unë juve a mundet te ketë kandidat në partinë tuaj, vijnë me lekë kandidatët?