AKTUALITET, 1 Tetor 2022, 12:14

“Do organizohen revoltat më të fuqishme paqësore”- Berisha zbulon strategjinë për primaret: Kjo betejë duhet të nisë sa më parë

“Do organizohen revoltat më të fuqishme paqësore”-

Sali Berisha është shprehur se organizimi i revoltave, siç i quan ai “të fuqishme dhe paqësore”, do të nisë sa më parë të jetë e mundur.

Gjatë takimit me anëtarët e Këshillit Kombëtar, Berisha theksoi se po punohet me intensitet dhe “nuk ka asnjë lloj ndryshimi në mendim se kjo betejë duhet të nisë sa më parë”.

Sali Berisha: “Duhet të jetë detyrimisht shumëplanëshe, duke u përqendruar me gjithë potencialin në organizimin, në aktivitetet e lidhura me primaret ajo është dhe do mbetet, organizimin e revoltave të fuqishme paqësore në kohën më të parë të mundshme. Nuk është hequr dorë, dhe nuk do hiqet dorë. Përkundrazi, po punohet dhe do punohet me intensitet. Do bëhet gjithçka për të bashkërenduar këtë aktivitet me të gjithë faktorët e rëndësishëm të frontit për shpëtimin e Shqipërisë, me sindikatat.

Nuk ka asnjë lloj ndryshimi në mendim se kjo betejë duhet të nisë sa më parë. Ky mbetet një drejtim konstant i PD.