TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndryshime në Policinë e Shtetit. Skënder Hita është emëruar Drejtori i Policisë së Durrësit.
Hita deri tani mbante postin e Drejtorit të Policisë së Dibrës dhe në Dibër është emëruar Drejtor i Policisë Dhimitraq Ziu.
Ky i fundit mbante deri tani postin e zv.drejtorit për Rendin në Durrës. Këto janë ndryshimet e para të drejtuesve pas marrjes së detyrës nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.