AKTUALITET, 1 Tetor 2022, 09:33

Shpërthen lënda plasëse në magazinën e veglave muzikore! Policia jep detajet

Shpërthen lënda plasëse në magazinën e veglave

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se në Kamzë është vendosur lëndë plasëse ndaj një magazine për veglat muzikore, gjatë orëve të para të mëngjesit të  sotëm.

Sipas bluve, ambienti i magazinës është marrë me qira nga shtetasi B.L dhe dyshohet se ndaj këtij objekti është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Ky  shperthim ka shkaktuar vetem deme materiale, ndërkohe qe Policia raporton se eshte demtuar qepeni i magazines.

Kamzë/Informacion

Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në  derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.