AKTUALITET, 1 Tetor 2022, 11:21

Policia kap mat 2 persona gjatë shkëmbimit të “të bardhës”, i shtrin përtokë dhe i vë prangat, 23-vjeçari ia mbath

Policia kap mat 2 persona gjatë shkëmbimit të “të

Sokol Gjeci, 54 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe Albert Cenaj,  42 vjeç, banues në Shijak janë arrestuar nga policia e Tiranës  gjatë tentativës për t’i dhënë një 23-vjeçari një pako me rreth 1 kg kokainë.

Në kuadër të operacionit policor “White pack” është shpallur në kërkim  23-vjeçari S. Gj, që do të merrte pakon me lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë kanë evidentuar, në Marikaj, shtetasit e arrestuar S. Gj. dhe A. C., duke i dhënë pakon me rreth 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 23-vjeçarit që sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, është larguar me vrap.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakoja me 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Vijon puna për kapjen e 23-vjeçarit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.