TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ishte në takim me përfaqësuesit e biznesit në Durrësit, ku tha se është shumë e rëndësishme që sipërmarrësit të mbajnë forcat punëtore sepse gjendja po bëhet alarmante në çdo shtet të botës.
Me këtë i ka vënë theksin rritjes së pagave që është domosdoshmëri.
“Po rritet alarmi për mospërmbushjen e vendeve të punës me krahë pune se nuk ka më në Gjermani aq të rinj sa i duhen ekonomisë gjermane për të vijuar ajo që është. Kjo është problematika e të gjitha vendeve që do shpërthejë fare.
Gara për të tërhequr krahë pune në anën tënde do jetë gara e çdo vendi. Gjermania po rend prej kohësh që të ketë sa më shumë dhe i duhen miliona, jo disa dhjetëra mijëra që nuk ia jep më dot procesi i lindjeve brenda.
Ne jemi në pikën që është tani momenti i kthesës së madhe, tërmeti, pandemia dhe tani rritja e pagave”, tha Rama.