AKTUALITET, 6 Nëntor 2021, 08:30

Djali i Sokol Olldashit i bashkohet “Foltores” së Berishës

Djali i Sokol Olldashit i bashkohet “Foltores” së Berishës

“Foltorja e Rinisë” e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillohet të dielën në orën 12:00, tek Amfiteatri pranë Akademisë së Arteve.

Edhe djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi iu ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të bëhen pjesë e ‘Foltores’ së Rinisë, për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur.

“Të dashur miq ju ftoj të merrni pjesë në takimin e rinisë Demokrate. Për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur”, – shkruan Glauk Olldashi në Facebook.