TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak çastesh më zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Objektiv i këtij shpërthimi ka qënë një makinë tip 'Range Rover' me targa AA 199 YS, e parkuar në rrugën ‘Osman Myderizi’.
Nuk raportohet për të lënduar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 23:05, tek Komuna e Parisit, dyshohet se në mjetin e parkuar në pronësi të shtetases R. K, ka plasur një sasi e vogël lënde plasese, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.


