TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociata në Bashkimin Evropian, Marta Kos do të vizitojë Shqipërinë për të parën herë më 13-14 mars.
Kos do të komunikojë publikisht mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare me Shqipërinë në datë 18 mars.
Komisionerja e BE për Zgjerimin do të takohet fillimisht me presidentin Bajram Begajt dhe më pas me kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të ketë një konferencë të përbashkët.
Axhenda e e vizitës së komisioneres evropiane për Zgjerimin në Tiranë do të vijojë me një konferencë në Kolegjin Evropian me temë “Zgjerimi i BE dhe Ballkanit Perëndimor”. Më pas, Kos do të takohet me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, n/kryetarin e kuvendit Agron Gjekmarkaj, kryetaren e komisionit parlamentar për Integrimin, deputeten e PD, Jorida Tabaku dhe kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.