AKTUALITET, 11 Maj 2022, 21:21

“Platforma e Alibeajt nuk është rrëzuar”, Bardhi: Deputetët nuk marrin pjesë në mbledhje sepse selia është e pushtuar

“Platforma e Alibeajt nuk është rrëzuar”, Bardhi:

Gazmend Bardhi ka mbrojtur platformën e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e PD-së, ndërsa është shprehur se partia ende nuk po gjen qetësi.

Pyetje: A është rrëzuar platforma e Alibeajt?

Bardhi: Jo, asbolutisht jo, përderisa gëzon mbështetjen e shumicës së grupit parlamentar të PD, nuk mund të thuhet kjo. Në mbledhje nuk shkojnë për hatër të Alibeajt, por një pjesë e atyre që nuk kanë marrë pjesë në mbledhje, që nga data 25 mars duke e konsideruar të pushtuar selinë e PD nuk marrin më pjesë në mbledhjet që mbahen.