TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali foli mbrëmjen e sotme për kërkesën e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, për të hetuar ish-liderin e PD Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.
Spiropali u pyet nga gazetarët në Euronews Albania pse nuk kërkon PS-ja të hetohet Vangjush Dako, i cili ashtu si Sali Berisha, është i shpallur "non grata" nga SHBA.
Ajo deklaroi se Berisha është sot në mes të politikës shqiptare, ndërsa u shpreh se Vangjush Dako nuk është askund. Megjithatë ajo shtoi se PS nuk i ndalon SPAK të hetojë askënd.
“E para e punës unë e ndava shumë qartë. Ti nuk mund të më diktosh përgjigjet e mia. Ne e kemi bërë. Berisha është sot në mes të politikës shqiptare. Vangjush Dako nuk është askund. Mund ta jap përgjigjen. Ne nuk e ndalojmë SPAK.
Madje e nxisim të hetojmë këdo. Nëse ju doni dilni në të gjitha foltoret tuaja dhe kërkoni nga SPAK atë që po kërkojmë ne. Ne nuk ndalim hetimet për askënd dhe për asnjë arsye. Ka dosje Sali Berisha. I kemi çuar vetë. Nuk e di nëse ka dosje për Vangjush Dakon. Kërkoje hetimin. Le ta kërkojë Berisha hetimin e Vangjush Dakos” u shpreh Spiropali.