TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një makinë "Land Rover" në pronësi të pronarit të televizionit lokal "Tv Rozafa", Gaspër Kokaj, u dogj gjatë natës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si "Dollari" në Shkodër, ku mjeti tip "Land Rover" ishte parkuar para godinës së Tv Rozafa. Vetë pronari i mjetit, në dëshminë e dhënë në Polici ka thënë se nuk ka patur konflikte dhe nuk e njeh autorin apo të ketë dyshime për ngjarjen. "Nuk kam konflikte, nuk di kush mund ta ketë bërë".-është shprehur ai.
Djegia ka qenë e qëllimshme dhe nga verifikimi i kamerave të sigurisë në vendngjarje është parë një person, i cili afrohet pranë mjetit fouristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme. Nuk dihen ende arsyet se përse këto persona kryen aktin e djegies, e nëse e gjithë kjo lidhet me të kaluarën e Kokajt.
Kokaj ka qenë kandidat për deputet në vitin 2013 nën siglën e Partisë Republikane.