AKTUALITET, 24 Shkurt 2023, 08:50

Digjet gjatë natës mjeti 'Benz' në Elbasan, dëmtohen dhe dy mjete të tjera pranë

Digjet gjatë natës mjeti 'Benz' në Elbasan,

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit.

Mjeti në pronësi të shtetasit D. T., ka qenë i parkuar poshtë pallatit, ndërsa si pasojë e flakëve janë dëmtuar edhe dy mjete të tjera.

Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 24.02.3023, rreth orës 03:00, në lagjen “5 Maji”, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit D. T., banues në Elbasan, i cili ka qenë i parkuar në parkimin e pallatit.

Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë dëmtuar lehtë edhe 2 mjete të tjera, të parkuara aty pranë.

Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.