AKTUALITET, 12 Shtator 2025, 11:05

Tensionet/ Rama: Diella pa parlamentin sot! Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Ja çfarë më tha

Tensionet/ Rama: Diella pa parlamentin sot! Humbës nuk është kush

Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur me situatën e krijuar sot në seancën e parë plenare, ku opozita bllokoi foltoren.

Lidhur me këtë situatë, Rama zbulon se Diella e ka këshilluar të mos e pengoj kundërshtarin kur gabon.

Pas situatë së tensionuar të krijuar në seancën e parë plenare, ka reaguar në një postim në rrjetin social X, kryeministri Rama i cili shkroi se Diella pa parlamentin sot dhe sapo tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!

Postimi i Ramës

Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha:

Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!

Si i bëhet e pyeta?

Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon!