AKTUALITET, 21 Tetor 2024, 12:26

Komisioneri Varhelyi: Mbështetje Shqipërisë në përshpejtimin e reformave. Anëtare e BE, deri në fund të mandatit të ardhshëm

Komisioneri Varhelyi: Mbështetje Shqipërisë në

Shqipëria mbajti më 15 Tetor Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, duke hapur grup-kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim.

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka ndarë një video në platformën X, ndërsa thekson edhe një here mbështetjen në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Varhelyi shkruan se i japin Shqipërisë gjithë mbështetjen për të përshpejtuar procesin e reformës së tij, në mënyrë që vendi të jetë anëtar i BE-së deri në fund të mandatit të ardhshëm.

“Angazhimi i fortë i Shqipërisë në procesin e reformave për në BE na bëri që javën e kaluar të hapnim grupin e parë – Themelorët, në kuadër të integrimit

Ne i japim Shqipërisë gjithë mbështetjen për të përshpejtuar procesin e reformave, në mënyrë që vendi të jetë anëtar i BE-së deri në fund të mandatit të ardhshëm”, shkruan Varhelyi.