TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho ka prezantuar raportin vjetor para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në fjalën e tij, ndër të tjera ai u ndal edhe tek pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara.
Braho deklaroi se kanë ndjekur parimin “ndiq paranë”, ndërsa theksoi se vlera e pasurive të sekuestruara për 2025 kap vlerën e 45.4 mln euro, përfshirë këtu edhe kriptovalutat.
Po ashtu kreu i SPAK deklaroi se sa i takon çështjeve që lidhen me zyrtarët e lartë vlera e pasurive të sekuestruara është 1.1 mln euro.
“Kemi zbatuar parimin e ndjekjes së parave paralelisht me hetimin penal. Vlera të sekuestruar dhe të konfiskuara arrijnë shifrën 45.4 mln euro, ku përfshihet edhe sekuestrimi i kriptovalutave me vlerë ekuivalente prej 14.5 mln dollarë ose 12.4 mln euro.
Sa i takon çështjeve që lidhen me zyrtarët e lartë vlera e pasurive të sekuestruara është 1.1 mln euro, ndërsa konfiskimi për këtë vit ka qenë në shumën 100 mijë euro”, tha Braho.
Braho: Korrupsioni në institucione mbetet fenomen shqetësues, përfshirë funksionarë, prokurorë, gjyqtar, punonjës. Rritje prej 18% çështjet për korrupsion dhe 12% të çështjeve të përfunduara. 6 procedimet ë reja dhe 6 nën hetim zyrtarë në hetim. Rreth 50% e tyre janë dërguar në gjykatë. Rreth 10 të tjerë janë dënuar me vendim të formës së prerë.
Lufta kundër krimit të organizuar, numër më i ulët se 2024. Numri i çështjeve të përfunduara në rritje. Hetimi financiar- janë zbuluar skema komplekse të pastrimit të parave. Gjatë këtij viti 45.4 mln euro të sekuestruara dhe konfiskuara, përfshirë dhe kriptovalutat me 12.4 mln euro. Vlera e pasurisë të konfiskuara 1.94 mln euro”