AKTUALITET, 1 Dhjetor 2025, 11:22

Detaje të reja/ Brenda automjetit të djegur të autorëve s’u gjet armë: Lëvizjet e killerave, vetëm njëri prej tyre hapi zjarr ndaj ‘shënjestrës’

Detaje të reja/ Brenda automjetit të djegur të autorëve

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, që u vra me dy plumba në kokë mbrëmjen e djeshme (30 Nëntor) në Elbasan.

Raportohet se një nga autorët ka dalë nga mjeti tip Audi dhe iu është afruar biznesmenit që sapo kishte hipur në Range Rover duke qëlluar 3 plumba në drejtim të tij.

Dy prej plumbave e kapën 43-vjeçarin në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë mjeti i autorëve u gjet i djegur në fshatin Marikë të Librazhdit, ndërsa brenda tij mësohet se nuk kishte armë.