AKTUALITET, 17 Tetor 2025, 09:07

Detaje/ Plagosja me armë në “Megatek”, policia: Autorët janë dy vëllezër, njëri u arrestua tjetri në kërkim! Gjatë kontrollit në banesë u gjetën…!

Detaje/  Plagosja me armë në “Megatek”, policia:

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme (16 tetor) në parkimin e qendrës tregtare Megatek, ku për pasojë dy persona mbeten të plagosur, njëri me armë zjarri dhe tjetri me sende të forta.

Blutë e kryeqytetit sqarojnë se kanë identifikuar autorin që qëlloi me armë zjarri dhe e kanë shpallur në kërkim, shtetasi G.M 32 vjeç, ndërsa u arrestua vëllai i tij, J.Mena.

Sipas burimeve nga grupi hetimor dhe dëshmive të marra në vendngjarje, konflikti mes të rinjve ka qenë i çastit, dhe ka lindur për motive banale, si: “Pse më pe?” dhe “Pse parkon aty?”.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur F.Arifaj, i cili u qëllua në këmbë me armë zjarri, dhe Grisjan Latifaj, që u dëmtua me sende të forta.

Në banesën e 36-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri, municion luftarak, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi i policise

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në hyrje të Domjes, ku u plagos me armë zjarri një 26-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 32-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, 26-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Arrestohet vëllai i 32-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë dhe u sekuestruan, 1 armë zjarri pistoletë, municion, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

26-vjeçari vijon të marrë mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në hyrje të Domjes, ku u plagos me armë zjarri një 26-vjeçar, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin:

-G. M., 32 vjeç, banues në Domje.

Gjithashtu, u arrestua vëllai i 32-vjeçarit, shtetasi J. M, 36 vjeç, pasi në vijim të veprimeve hetimore, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri, municion luftarak, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.