TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Xhevahir Zhabina, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve.
Sipas Zhabinës, dy ishin çështjet ku u ndal Dumani, të cilat shkonin përtej retorikës dhe ishin informacione të panjohura.
"Dumani mbrohej më shumë nga mazhoranca që sa mirë ke punuar dhe sa mirë i ke bërë këtij vendi.
Mendoj se prodhoi dy lajme raportimi i Altin Dumanit. Ai dha lajm që fondet e IPARD po hetohen për grup të strukturuar kriminal.
Momenti tjetër, një pyetje që iu bë nga Saimir Korreshi, e cila ishte jashtë vëmendjes së medias, zoti Korreshi, bëri pyetje nëse kishte informacion që punonjës të AKEP kishin përgjuar strukturën e famshme, që do të hetonte krimet zgjedhore dhe a është vendosur një pajisje që përgjonte oficerë të BKH dhe punonjës të SPAK. Dumani as e pohoi dhe as e konfirmoi. Pjesa tjetër ishte retorikë. Informacioni për McGonigal dihej", deklaroi Zhabina.