AKTUALITET, 16 Tetor 2025, 23:27

Zogaj: Kurti nuk ka pse mburret sot që ishte kundër Gjykatës së Hagës. Ajo u ngrit mbi presion të madh ndërkombëtar

Zogaj: Kurti nuk ka pse mburret sot që ishte kundër Gjykatës

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se deklarata e Lëvizjes Vetëvendosje për protestën e nesërme të UÇK-së në Tiranë ishte korrekte, sepse Albin Kurti ishte kundër Gjykatës Speciale. Zogaj tha se ka patur presione për ngritjen e gjykatës se kishte krime që nuk dënoheshin dot nga gjykatat në Kosovë.

“Konteksti është protestë. Protestën e ka realizuar UÇK, i mbështet Rama në prapaskenë. Ndërhyrja e VV është korrekte si tekst, por jo si akt. Vjen apo nuk vjen në protestë, deklarata e LVV ishte korrekte. Albin Kurti ka patur luksin ta kundërshtojë gjykatën se ka qenë në opozitë dhe kjo i ka dalë mirë. Nuk ka pse mburret sot. Kjo gjykata është ngritur mbi presion të madh ndërkombëtar.

Ta gjykojmë ne si sot për atëherë është gabim. Ka patur presione argumentime se atje kanë ndodhur krime që nuk i dënonte dot gjykata në Kosovë. Ka patur shumë akuza për krime pas vendosjes së qeverisë në Kosovë dhe se forcat e UÇK-së ishin në pushtet dhe gjykatat nuk i dënonin”- tha Zogaj.