AKTUALITET, 17 Tetor 2025, 00:12

“Ti me metrin e analistit paragjykon 17 prokurorë”, Nazarko përplaset me Bushatin për SPAK-un

“Ti me metrin e analistit paragjykon 17 prokurorë”, Nazarko

Analistët Mentor Nazarko dhe Andi Bushati u përplasën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ndërsa po diskutohej për SPAK. 

Debati

Nazarko: Ka një moment që ti kapesh me këtë çështjen Beleri se ti nuk je progrek.

Bushati: Pro qytetar jam, por individit.

Nazarko: E para që të paragjykosh punën e prokurorit nuk mund ta bësh me sens komun, por me sens juridik. Je i sigurt që për të nuk kishte prova?

Bushati: 100 për qind. Hajde bëjmë debat kur të duash.

Nazarko: Së dyti a je i sigurtë ti që Greqia që e ndikon fuqishëm jetën publike nuk ka ndërhyrë për të shantazhuar dëshmitarët dhe të tjerët që ta nxirrte të pafajshëm atë? Je i sigurtë për këtë gjë?

Bushati: Një proces...

Nazarko: Po ajo ka kaluar në 17 filtra. Si mund të paragjykosh pse Rama apo Shqipëria nuk e la atë të betohej. Mos u jep vetes ato atribute që nuk i ke.

Bushati: Merre atë proces se këto janë llafe të përgjithshme.

Nazarko: Ti thua unë me metrin e analistit që shkoj te Ylli po paragjykoj 17 prokurorë.

Bushati: Ti ke edhe formim juridik.

Nazarko: Po, por nuk jam aq i sigurtë si ti.

Bushati: Ajo dosje është një skandal që do tas kishte zili edhe Sigurimi i Shtetit.

Nazarko: Te çështja e provave, mos dysho.

Bushati: Unë flas për proces me prova të manipuluara.

Nazarko: Je i sigurt?

Bushati: 100 për qind.

Nazarko: Ai që shet votën është dikush që është i varfër dhe që e kanë mohuar në gjykatë.