TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarët Ola Xama dhe Ferdinand Dervishi, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, folën për zanafillën e hetimit të SPAK për Portin e Limionit.
Biseda
Ola Xama: Në 2019 hapet një procedurë për t’i dhënë me koncesion dy kompanive Marina Limionin. Pastaj u dha një procedurë për 26 hektarë që ishte në pronësi të Flotës Detare. Kjo u bë nga ish-shefi i shtabit të Përgjithshmë Bardhyl Kollçaku dhe e ka dërguar këtë te ministrja Olta Xhaçka, pa marrë miratimin e flotës detare që ishte pronari dhe nga presidenti Ilir Meta që duhet të nxirrte me dekret këtë pronë nga plani i përhapjes dhe e gjithë kjo procedurë me shkelje është denoncuar nga ish-komandati i Flotës Ushtarake, Artur Meçollari.
Ferdinand Dervishi: Kjo pronë është sekuestruar që në 2023. Prona e ushtrisë nuk është pronë e Këshillit të Ministrave, por duhet të dalë një dekret nga presidenti. Pasi këtyre dy shoqërive u jepet ky koncesion futet në lojë Forca Detare për pjesën e bazës së Sarandës që është ndihmëse e bazës së Pashalimanit. Aktualisht 40 mijë metra katrorë ishin ato që kanë probleme që i ka ushtria. Meqë ajo ishte e Forcës Detare, kompanitë duhet të ndërtonin një bazë të re, me një bankinë, një ndërtesë rreth 3 milionë euro. Olta Xhaçka i thërret se nuk ka lekë investitori. Kërcet debati me Artur Meçollarin. Ndërhyn Xhaçka dhe thotë nuk bëhet. Arturi thotë bëje se unë nuk e bëj.
Artur Meçollari shkarkohet. Këtu futet në lojë Bardhyl Kollçaku si shef i shtabit të përgjithshëm dhe duhet të jepte OK baza detare.
Ola Xama: Nëse do të ishte dyshimi për shpërdorim detyre atëherë vetëm me kallëzimin e zotit Meçollari zonja Xhaçka mund të ishte marrë e pandehur për shpërdorim detyre.
Ferdinand Dervishi: Ka dyshime për këta njerëzit që kanë kompanitë se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në vendimmarrjen e Ministrisë së Mbrojtjes. Janë nga vendimi i Gjykatës së Lartë që ka vendosur të jetë nën sekuestro për Limionin.