AKTUALITET, 30 Prill 2025, 10:37

Detaje/ Ekzekutimi i Renato Hoxhajt, atentatori u “tradhtua” nga celulari i personit që i dha mjetin e përdorur në krim, ja çfarë u zbulua! Makina i kishte targat e vjedhura

Detaje/ Ekzekutimi i Renato Hoxhajt, atentatori u “tradhtua” nga

Vrasësi i Renato Hoxhajt është tradhtuar nga i celulari i personit që i dha mjetin e përdorur në krim.

Makina me të cilën lëvizi autori u identifikua nga Policia e Vlorës përmes kamerave të sigurisë, ndërsa mjetit raportohet se iu ishin ndërruar edhe targat, që dyshohen se ishin të vjedhura.

Automjeti raportohet se iu ishte dhënë vrasësit nga E.M, para krimit të ndodhur në Vlorë.

E.M është ndaluar nga policia në Tiranë dhe iu është sekuestruar një telefon ku janë gjetur biseda, të cilat kanë ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autorit të dyshuar.

Atentatori dyshohet se është larguar ilegalisht drejt Greqisë.