AKTUALITET, 31 Tetor 2024, 10:01

Deputetja e PD Elda Hoti paraqitet në SPAK

Deputetja e PD Elda Hoti paraqitet në SPAK

Deputetja demokrate, Elda Hoti është paraqitur në SPAK për t’u pyetur lidhur me incidentin e 17 tetorit në Kuvend, ku spërkati me një lëng deputetët.

Ja pamjet teksa Elda Hoti mbërrin në SPAK, ku do pyetet se çfarë materiali hodhi në drejtim të deputetëve.

Hoti u pa në seancë teksa spërkat kolegët e PS me një material të lëngshëm, për të cilin deputetja demokrate pretendon se ishte parfum.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste aludoi se ishte benzinë.

Deputetja e PD Elda Hoti paraqitet në SPAK