TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbeti i plagosur nga atentati në Shkodër, ndërron jetë në spital Arlind Bushati.
Numri i viktimave nga masakra në Shkodër shkoi në tre me vdekjen e Arlind Bushatit, djalit të ish-kandidatit për deputet në këtë bashki, Xhemal Bushati.
Nga atentati i pasdites së sotme (30 tetor) mbeti i vrarë me armë zjarri edhe Hamza Lici, i cili ishte në një makinë me Arlind Bushatin dhe ishin duke u kthyer nga Mali i Zi kur u sulmuan me armë.
Si pasojë e të shtënave me armë, makina Benz me të cilin ata po udhëtonin humbi kontrollin dhe u përplas me një motor, me të cilin po udhëtonte çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha.
Për pasojë gruaja humbi jetën ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital në gjendje të rëndë.