TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me situatën ekonomike dhe politike në vend.
Të pyetur nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar, 35% e qytetarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur. Ndërkohë ata që mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar janë 48.3%. Pjesa tjetër e qytetarëve, 15.7% e tyre mendojnë se Shqipëria nuk po shkon as në drejtimin e duhur dhe as të gabuar.
Krahasuar me 10 – muaj më parë përqindja e qytetarëve që mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur është ulur me 10.3 pikë, ndërkohë përqindja e atyre që thonë se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar është rritur me 10.8 pikë.
Pyetjes si e vlerësoni në një shkallë nga (1 – 10) punën e qeverisë, vlerësimi negativ është (39.7%) e qytetarëve, vlerësimi pozitiv (34.3 %) dhe neutralë (25.4 %) e tyre. Ndryshe nga 6 muaj më parë, vlerësimi pozitiv ka rënë me (8.6%), vlerësimi negativ është rritur me (3.5%) dhe vlerësimi neutral është rritur me (5.3 %).
Qytetarët kanë dhënë vlerësimin e tyre edhe për punën e opozitës. Ata që e vlerësojnë pozitivisht punën e opozitës janë 8% e qytetarëve. Ndërkohë 70% e tyre kanë vlerësim negativ për punën e opozitës dhe 20% kanë vlerësim neutral. Nga qytetarët që kanë votuar PD dhe aleatët në vitin 2021, 20.2% e tyre kanë vlerësim pozitiv për punën e opozitës, 44.8% e tyre vlerësim negativ dhe 35% vlerësim neutral.