AKTUALITET, 26 Tetor 2025, 15:27

Profesor Pilinçi mohon kërcënimet dhe tregon armiqtë: E njoh spiunazhin, kam 50 vite në mision (VIDEO)

Profesor Pilinçi mohon kërcënimet dhe tregon armiqtë: E

Pak ditë më parë,  u përhap një lajm se profesor Pilinçi ishte kërcënuar nga shërbimet e huaja dhe Soros, sipas intervistës që ai dha në Klan Koaova.

Por edhe pse e deklaroi vetë, drejtuesi i qeverisë hije, Pëllumb Pilinçi, i ka mohuar këto lajme, duke u shprehur se ai nuk ndihet i kërcënuar, pavarësisht se ka 50 vite në mision.

“Ajo nuk është e vërtetë. As nuk kam shkruar, as nuk e kam ndjerë ndonjëherë veten të rrezikuar, pavarësisht se unë kam në mision 50 vjet. Jam në vendin e duhur dhe e njoh mirë politikën dhe spiunazhin, jo vetëm evropian, por, pothuaj, dhe botëror. Pra, unë nuk ndiej asnjë rrezik, sepse jam në vendin tim, jam në tokën time, jam në Shqipërinë e kufijve natyror.” – shprehet ai.

Më tej profesor Pilinçi ka treguar se kush janë armiqtë e tij:

“Armiq kam shumë. Unë armiq kam francezët, unë armiq kam serbët, unë armiq kam englezët, për arsye se këta janë të tre që na kanë coptuar me shekuj."

VIDEO nga 2.56