AKTUALITET, 18 Janar 2024, 21:11

Blerina Gjoka: Tirana, kryeqyteti më i keq për cilësinë e jetës

Blerina Gjoka: Tirana, kryeqyteti më i keq për cilësinë e

Gazetarja e BIRN, Blerina Gjoka, e ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar sondazhin më të fundit të Komisionit Evropian për cilësinë e jetës në disa qytete të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, deklaroi se Tirana renditet në vendin e tretë nga fundi, duke qenë kryeqyteti më i keq për të jetuar.

“Komisioni Evropian ka bërë një sondazh në disa qytete të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Janë pyetur njerëzit sa të kënaqur janë me cilësinë e jetës, Tirana ka dalë e treta nga fundi, në pyetjen sa i kënaqur jeni me cilësinë e jetës.

Jemi shumë keq.

Kriteret janë transporti, mjedisi, perceptimi për korrupsionin, spitalet, çmimet e apartamenteve, gjithçka që lidhet me jetën e përditshme”-tha gazetarja Gjoka.