AKTUALITET, 26 Shtator 2024, 15:54

Dënimi i Salianjit/ Paloka: S’mund të ulim kokën para diktaturës. Gjuha e Ramës, dhuna!

Dënimi i Salianjit/ Paloka: S’mund të ulim kokën para

Deputeti demokrat Edi Paloka, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së komentoi vendimin  Apelit për Ervin Salianjin. 

Paloka tha se reforma në drejtësi "u bë që Edi Rama ta merrte nën kontroll dhe ja ku jemi sot, kur një deputet i opozitës, dënohet me burg nga Gjykata e Apelit.".

Paloka tha se deputetët e PS janë një tufë kartonësh që i kontrollon Edi Rama.

“Nuk mund të ulim kokën para diktaturës”, pohoi Paloka, duke shtuar se Edi Rama nuk njeh gjuhë tjetër përveç asaj të dhunës.